Dhunuan dhe grabitën argjendarin e moshuar italian, arrestohen shqiptarët
Dy shqiptarë u arrestuan nga policia italiane pasi akuzohen se kanë dhunuar një argjendar 70 vjeçar, duke e grabitur më pas atë.
Ngjarja ndodhi më 13 shtator të vitit të kaluar, ndërsa policia e Breshias ka mundur të arrestojë sot (28 nëntor) dy shqiptarë, 23 dhe 24 vjeç, të dy të lidhur me histori grabitjeje dhe vjedhjeje.
I pari u arrestua në një bar në Rezzato, teksa pretendonte të fluturonte me avion për në Gjermani. Dy të arrestuarit, së bashku me një person të tretë i kishin ngritur pritë 70 vjeçarit banues në Korsikë të Breshias.
Pasi e sulmuan atë në garazh, i grabitën orën Rolex dhe nëpërmjet dhunimit i kanë marrë çelësat e kasafortës së murit që peshonte rreth 500 kg.
Pasi e morën me karrocë, u larguan nga vendi i ngjarjes. Policia ka arritur të zbulojë identitetin e tyre nëpërmjet përgjimeve telefonike dhe këqyrjes së imazheve të kamerave të sigurisë. Hetimet janë duke vazhduar për të identifikuar bashkëpunëtorët.
Shqiptarët e arrestuar
/Ora News/

