Dibër – Arrestohet një nga transportuesit e 122 kg kanabis në kufi me Maqedoninë

Arrestohet një nga autorët e dyshuar për  transportin e 122 kg lënde narkotike të sekuestruar dy ditë më parë gjatë operacionit “Piramida” në kufi me Maqedoninë.

Në pranga ka rënë Sulejman  Islami, 42 vjeç, banues  në Maqellarë.

Policia e Dibrës bën me dije se “ kapja dhe  ndalimi  i tij u bë në bazë të urdhërit të lëshuar nga Prokuroria e  Krimeve të  Rënda Tiranë  si një nga autorët e dyshuar të implikuar  në transportin e 122 kg  lënde narkotike”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Dibër,  po punojnë për dokumentimin e plotë  ligjor të kësaj ngjarje,  ku priten arrestime të personit që është organizator dhe personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në përfundim të veprimeve hetimore,   materialet shtesë në ngarkim të shtetasit  të lartëpërmendur   i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda  për veprën penale “Trafikim i Narkotikëve”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?