Dibër, një 16 vjeçar vetëvaret në kasollen e bagëtive
Për shkaqe ende të paqarta, një 16 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Viktimën e kanë konstatuar familjarët gjatë orëve të para të ditës, dhe se vdekja ka ardhur si pasojë e vetëvarjes. Ngjarja e rëndë është shënuar në fshatin Zdojan, Dibër.
“Më datë 30.11.2016, rreth orës 05.30, njoftohemi nga familjarët se kanë gjetur pa shenja jete shtetasin V.K, 16 vjeç, nga fshati Zdojan, Dibër.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku ka rezultuar se viktima dyshohet se ishte vetëvarur me litar në kasollen e bagëtive dhe është konstatuar nga vëllai i tij.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor dhe nga eksperti mjeko-ligjor, dyshohet se vdekja është shkaktuar si pasojë e vetëvarjes në litar.
Eksperti mjeko-ligjor, gjatë këqyrjes së trupit të viktimës nuk ka konstatuar asnjë shenjë dhune a dëmtim tjetër përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja në litar”.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.

