Digjet banesa në Fushë-Arrëz, 10 veta në qiell të hapur

10 anëtarë të një familje kanë mbetur në qiell të hapur si pasojë e djegies së banesës së tyre në Fushë- Arrëz.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Mzi, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Shtëpia e djegur është në pronësi të Prendush Sokolit.

Në banesë jetonin 10 persona, të cilët tashmë janë në qiell të hapur me temperaturat nën zero.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryefamiljari bën apel për ndihmë, pasi jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike. Shkak i djegies së banesës dyshohet një shkëndijë elektrike.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?