Digjet një shtëpi në Tiranë, humb jetën 94 vjeçari nga asfiksimi
Një banesë në rrugën “Niko Avrami” është përfshirë nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e shtetasit I.Z 94 vjeç, si pasojë e asfiksimit nga tymi i krijuar në brendësi të banesës.
Nga hetimet paraprake dyshohet, se ky shtetas ka ndezur disa kartona në mes të banesës për t’u ngrohur, të cilat kanë shkaktuar diegien e disa orendive të ndryshme duke sjellë më pas dhe asfiksimin e viktimës.
Grupi hetimor në vendin e ngjarjes po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

