Dimri i “vërtetë” vjen nga e hëna, bora dhe shiu zbresin në zonat e ulëta

Ndërsa fundjava do të vijojë me vranësira dhe shira, të dielën në mbrëmje do ketë shira të dendur deri në mesditën e të hënës.

E njëjta situatë do të paraqitet deri në mbrëmjen e së hënës, kur temperaturat do të ndryshojnë dukshëm duke rënë me disa gradë.

Kjo ulje e temperaturave do të mbulojë gjithë territorin e vendit, ndërsa zonat malore do të zbardhen nga bora gjatë natës së të hënës e në vazhdim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, sipas MeteoAlb, nuk do mungojnë “surprizat” e motit, çka pritet që bora të zbresë edhe në zonat e ulëta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?