Disa persona konfliktohen me administratorin, grushta e të shtëna me armë

Një konflikt mes disa personave është regjistruar në një lokal në fshatin Novosej të Kukësit.

Policia thotë se persona të paidentifikuar janë konfliktuar me fjalë me Administratorin e Njësisë Administrative Shishtavec, shtetasin A.N.

Në koflikt është përfshirë edhe vetë pronari i lokalit shtetasi D.T, i cili u ka kërkuar personave që po debatonin të dilnin jashtë nga lokali i tij, por është goditur me grushte nga këta persona, ku njëri prej tyre ka qëlluar një herë me armë zjarri pistoletë në tavan të lokalit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar. Grupi hetimor në vendgjarje ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhonjë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifilimin dhe kapjen e autorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?