Dita botërore e qenve endacakë
Sot është Dita botërore e qenve endacakë. Organizata të ndryshme që për qëllim kanë mbrojtjen e qenve çdo vit organizojnë aktivitete dhe aksione për të ushqyer qentë endacakë. Ato ankohen se institucionet nuk kujdesen për kafshët dhe deklarojnë se institucionet po i vrasin ato. Në Kosovë e Shqiperi janë shumë pak organizata, që merren me kujdesin dhe mbrojtjen e kafshëve. Krejt kjo si pasojë e buxhetit të vogël që kanë organizatat. Çdo vit organizatat kërkojnë që qentë endacakë të mbrohen përmes sterilizimit dhe strehimit. 4 prilli si ditë ndërkombëtare e qenve endacakë, ka filluar prej vitit 2010 me iniciativën e disa organizatave holandeze, por pastaj kjo ditë nisi të manifestohet më 15, apo 20 shtete kryesore të Evropës.

