Dita e Aftësisë së Kufizuar, Ministri Klosi: Kemi detyrim të bëjmë më shumë për njerëzit në nevojë

Në Ditën Ndërkombëtare të Aftësisë së Kufizuar, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, zhvilloi aktivitetin pranë Universitetit të Sporteve, ku u shpërndanë 200 karroca.  Për herë të parë 200 personave me aftësi të kufizuar, iu dhuruan 200 karroca për të bërë të mundur levizjen e tyre dhe aksesueshmërinë e shërbimeve. Karrocat u dhuruan nga Fondacioni I Katarit në Shqipëri. Gjatë këtij aktiviteti, Ministri I Mirëqënies Sociale dhe Rinisë z. Blendi Klosi deklaroi se përditë po punohet për të ofruar sa më shumë shërbime për njerëzit me aftësi të vecantë. Por ai  vuri theksin tek zbatueshmëria më e mirë e legjislacionit, për punësimin e personave me aftësi të kufizuar. Në cdo kompani, 1 në 25 punonjës duhet të jetë nga kjo kategori. Gjithashtu po punohet për rritjen e aksesueshmërisë së cdo institucioni. Në të gjitha qëndrat e formimit profesional, po bëhet e mundur aksesueshmëria për personat me aftësi ndryshe, për të mundësuar marrjen prej tyre të një zanati që do tju mundësojë futjen më shpejt në tregun e punës.

Në kuadër të kësaj dite, u realizua për herë të parë në Shqipëri edhe loja GOLD BOLL, me nxënësit  e Institutit të personave që nuk shikojnë. Në lojën e zhvilluar me një top të posacëm me zile, për personat me problem shikimi, ku u bë pjesë edhe Ministri Klosi. “ Rritja e mundësisë edhe për zhvillimin e aktiviteve sportive për personat me aftësi ndryshe, është një aspekt për të cilën po punohet gjithashtu për t”ju mundësuar më shumë aktivitet fizik “ – deklaroi ministri Klosi.

blendi-klosi2

Swiss Digital Desktop Reklama

 Fjala e ministrit Klosi: Sot është data 3 dhjetor për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë dhe institucionet e shtetit shqiptar që nuk janë pak ata që kanë lidhje me këtë ditë , është shumë e rëndësishme që jo vetëm në këtë ditë të përkujdesemi për personat me aftësi të kufizuar, aftësi ndryshe, aftësi të vecanta, është një terminologji e cila po ndryshon përditë edhe nga vetë botëkuptimi i mesazhit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ne do të kuptojmë qartazi që njerëzit me aftësi të kufizuar janë si ne. Natyra ka krijuar një ndryshim dhe  padyshim ne kemi të gjithë mekanizmat që ti ezaurojmë në një mënyrë ose një tjetër.Për  Ministrinë e Mirëqenies Sociale  e gjithë filozofia e strategjisë për personat me aftësi të kufizuar ka ndryshuar. Tashmë ne kemi mekanizma të reja të cilat kërkojnë një vlerësim më të mirë se kush e meriton mbështetjen e shtetit, kemi mekanizma të cilat kërkojnë integrimin në jetën  e shoqërisë.  Ne duhet të kuptojmë që ligji i cili kërkon që 1 në 25 të punësuar të jetë me aftësi ndryshe do duhet të zbatohet më me forcë nga institucionet shtetërore dhe private. Ne do të vazhdojmë të kërkojmë që të kemi një trajnim dhe transparencë më të  madhe nga  institucionet tona që japin ndihmesën për njerëzit me aftësi të kufizua. Por duhet të kuptojmë që ndihmesa është vetëm një mundësi, ne duhet të kemi shumë mundësira, shumë mekanizma të tjerë që kanë të bëjnë me integrimin në tregun e punës, me aftësinë dhe edukimin që duhet ti bëjmë më shumë për  njerëzit me aftësi ndryshe. Duhet ti krijojmë mundësinë që ata të futen në tregun  e punës.

Sot, në këtë ditë ministria së bashku me Fondacionin e Katarit dhe Universitetin e Sporteve kemi kërkuar ta bëjmë në një mënyrë krejt të vecantë kremtimin e kësaj dite. 200 karroca i ofrohen njerrëzve me aftësi të kufizuar të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria, nga Shërbimi Social Shtetëror si një ditë e vecantë. Por padyshim  përpiqemi që të kemi shumë mekanizma për këta njerëz.

Unë në ministri kam një bashkëpuntore shumë të ngushtë që është Zv. minister Bardhylka Kospiri, si mbrojtësja më e mirë e gjithë komunitetit të  personave me aftësi të kufizuar, si një luftëtare e pa epur e të drejtave të njeriut. Mendoj që Bardhylka realisht mund të thotë më shumë për sa i përket gjithë filozofisë sonë.

Ajo që ne duam të ringremë edhe një herë mesazhin më të fortë në këtë ditë është që ne kemi nevojë për një Pakt të Mirëqenies Sociale, ku njerëzit me aftësi të kufizuar janë një nga shtyllat e Mirëqenies Sociale në realitetet tona. Debatin për cdo bashki dhe institucion që ka mundësi, duhet ta ngremë në një nivel tjetër për sa i përket shërbimeve për personat me aftësi të kufiazuar, debatin për të pasur një qender të aftësisë së kufizuar duhet të jetë debat i njëjtë a ka apo nuk ka nje shkollë, a ka apo nuk ka një spital ose zjarrfikëse, ashtu duhet të jetë dhe debati për trajtimin e njerëzve me aftësi të vecanta.

Me Strategjinë tonë të Paktit të Mirëqenies Sociale pa dyshim bashkëpunimi me pushtetin vendorë, me organizatat e shoqërisë civile, me ata njerëz që kanë mundësi të kontribojnë në krijimin e një atmosfere tjetër për mirëqenie sociale është një mundësi më shumë që ne të ecim përpara dhe të kemi realisht në bashkitë dhe komunat tona  shërbim të plotë për njerëzit me aftësi të kufizuar.

Do doja që të siguroja të gjithë përfaqësuesit e komunitetit , të gjithë shoqatat e njerëzve me aftësi të kufizuar të cilët punojnë dhe mendojnë për këtë komunitet pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale kanë një aleat të qendrushëm, kanë një aleat i cili në cdo moment punon që problematikat ti trajtoj dhe ti zgjidhi në mënyrë sa më të plotë dhe sa më të përshtatshme për komunitetin. Ju uroj Ditën e Njerëzve me Aftësi të Vecanta dhe ju siguroj që keni gjithë përpjekjen tonë në shërbim të komunitetit tuaj.

 Fjala e Zv. ministres Bardhylka Kospiri: Të nderuar miq, të nderuar pjesëmarrës është kënaqësi e vecantë që jemi kaq shumë së bashku sot dhe në vijim të fjalës së ministrit do doja të thoja që Ministria e Mirëqenies Sociale është gjithmonë me dyer të hapura për të pritur të gjitha grupet e aftësisë së kufizuar të cilët kanë qënë prezentenë të gjithë tryezat e përbashkëta që ne organizojmë për të përmbushur misionin e ministrisë ppër hartime legjislacioni dhe politika të drejta për persoat me aftësi të kufizuar.

Kjo ditë 3 dhjetor është një ditë sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi por në vijim të nismës që ministria ka marrë në ndërtim të Paktit të Mirëqenies do tju ftoja për më shumë bashkëpunim  për të gjithë ju që jeni sot këtu. Në qoftë se bashkpunohet pa dyshim edhe rezultatet do të jenë më të dukshme. Bashkëpunimi duhet të jetë i drejtë, real dhe organizatat do të jenë ato të cilat të përfaqësohen sa më denjësisht që shteti të vihet në lëvizje.

Sot është një ditë e vecantë dhe ministria ka një aktivitet shumë specifik. I  gjithë stafi i ministrisë ka qënë i angazhuar për të realizuar një aktivitet të tillë por jemi shumë të ndërgjegjshëm që duhet të bëjmë shumë më tepër nga ato që kemi bërë. Le të bashkëpunojmë në vazhdim,  jo vetëm sot.  Ne do të kemi një javë të tërë aktivitetesh por i gjithë viti duhet të jetë vit aktiv për persoant me aftësi të kufiazuar. Ju faleminderit!

Ministri Klosi: Sot ne po ndajmë 200 karroca të personalizuar për gjithësecilin përfitues të kesaj ndihme. Ne këtë përpjekje nuk e kemi vetëm në një ditë, vazhdojmë të kontribojmë në këtë sektor dhe padyshim shteti duhet të marri përsipër përgjegjësitë që këto shërbime ta ofroj për gjithë Shqipërinë. Unë e di që ka shumë kërkesa por nëse ne i rakordojmë përpjekjet dhe përpiqemi që këto gjëra ti bëjmë si një e tërë mund të arrijmë rezultate shumë të mira. Padyshim sot kontributi i fondacionit të Katarit, mbështetja e drejtpërdrejtë e tyre, bashkëpunimi me pushtetin lokal që ka përcaktuar përfituesit dhe puna shumë e madhe e Shërbimit Social Shtetëror për të përzgjedhur realisht emrin dhe karrocën ka bërë të mundur që  sot kemi 200 karroca por dhe 200 familje të cilët kanë një moment të lehtësimit të problematikave të tyre. Nuk është e gjitha zgjidhja e karrocave por kemi bërë një punë që është realisht për tu vlerësuar. Doja të falenderoja Fondacionin e Katarit që gjithmonë po gjenë momente bashkëpunimi me Ministrinë e Mirëqenies Sociale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?