Dita kundër SIDA-s, 102 raste të reja për 2016-ën
1 Dhjetori njihet ndryshe si Dita Ndërkombëtare e luftës kundër SIDA-s, qe ka për qëllim të tërheqë vëmëndjen për pandemine që shkakton përhapja e virusit HIV.
Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, rreth 1000 persona jetojnë në vendin tonë të infektuar me HIV AIDS, ku nga ky numër 102 janë diagnostikuar me virusin HIV në periudhën janar-nëntor 2016.
Sipas të dhënave, meshkujt zënë numrin më të lartë të të prekurve, 704 persona, ndërsa femra 80 raste.
Grupmoshat më të prekura janë 35-44 vjeç, që zënë 30% të rasteve. Përqindjen më të ulët e zënë moshat mbi 65 vjeç me vetëm 2%.
Sa i përket shpërndarjes gjeografike në vend, numrin më të larte të të prekurve nga virusi e mban Tirana me 446 raste, ndërsa numrin më të vogël Tepelena dhe Gramshi, me nga nje rast, ndërsa qytetet e Ersekës dhe Bilishtit nuk ka neasnjë të prekur nga kjo sëmundje.
1 Dhjetori është dita nderkombëtare e sensibilizimit ndaj virusit HIV dhe sipas ekspertëve të ISHP, nuk ka raste të reja nga përdorimi i shiringave të njëjta nga të droguarit, ndërsa personat e diagnostikuar vijojnë të marrin mjekimin në QSUT dhe në klinika të tjera në vend.
Zv/ministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj, në një konferencë për mediat tha sot se “mesatarja në vit është 100 raste të reja, ku numri më i madh i të prekurve janë meshkujt. Për vitin 2016 kemi 102 raste të reja me HIV/AIDS”, theksoi ai.

