Dita pa viza, Bregu ironizon ”Republikanët” dhe ”Rilindasit”

Ka mjaftuar një status në facebook, që ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu të ironizojë PD-në dhe PS-së. Ka qenë Zefina Hasani, ish-këshilltarja për 7 vite me radhë e Bregut në Ministrinë e Integrimit. Sot ajo ka ripublikuar një status të sajin në facebook, të vitit 2012-të, kur shqiptarëve iu dha mundësia të udhëtonin pa viza në Europë.

”Të përshëndes Majlinda Bregu. Shqipëria pa viza, një event i papërsëritshëm, ende, në Tiranë. Ç’stres ka qenë por ç’kënaqësi kur e pamë të realizuar. Ma risolli sot FB në memories edhe pse nuk e harroj asnjëherë”,-shkruan Hasani.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ish-deputetes Bregu, duke iu përveshur dy palëve: ”Përshëndet edhe këta republikanët e rinj dhe rilindësit e vjetër, që mendojnë njësoj, se pa ta, Shqipëria ishte në kohën e Neandertalit”,-shkruan Majlinda Bregu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

[contact-form][contact-field label=”Name” type=”name” required=”true” /][contact-field label=”Email” type=”email” required=”true” /][contact-field label=”Website” type=”url” /][contact-field label=”Message” type=”textarea” /][/contact-form]

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?