Djegia e 3 makinave në Sarandë, policia jep detaje: Ja të kujt ishin

Policia e Sarandës ka dhënë informacione në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Shëndëlli, Konispol ku u dogjën 3 makina, pronë e një komisioneri të LSI-së.

Policia deklaron zyrtarisht se tre makinat kanë pronarë të ndryshëm, megjithatë nuk ka të dhëna për persona të dyshuar për djegien e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 03:13, në fshatin Shëndëlli, Konispol, është marrë njoftimi se janë përfshirë nga flakët 3 automjetet e mëposhtme:
• Automjeti tip “Volkswagen” me targë AA 193 NR, në pronësi të shtetasit N.L.
• Automjeti tip “Benz”, me targë AA 394 IR, në pronësi të shtetasit D.L. (David Luca)
• Automjeti tip “Citroen” me targë NHK 9114, në pronësi të shtetasit V.M.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orën 03:45 dhe nga këqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse. Grupi hetimor po punon për dokumentonim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

DËSHMIA
Nga ana tjetër komisioneri i LSI-së, David Luca, i cili njëkohësisht është edhe komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli tha për “BalkanWeb” se kjo ngjarje ka ndodhur për arsye politike, për shkak të detyrës që ka marrë.

“Isha në gjumë kur ndodhi ngjarja, kam dëgjuar zhurmat e plasjes së gomave dhe dola jashtë, autorët u larguan për pak. Makinat ndodheshin në oborr dhe njëra nga makinat është djegur e gjitha. Më pas kam lajmëruar zjarrfikësen dhe policinë e cila ka ardhur pas dy orësh. Makinat më janë djegur për arsye politike sepse jam komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli”, tha Luca.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?