“Djemtë e deputetëve dhe biznesmenëve janë përdorues droge, ja gjimnazet ku shitet më shumë”
Gazetari i kronikës, Spartak Koka, tha gjatë emisionit “Opinion” se djemtë e deputetëve, ministrave dhe biznesmenëve janë përdorues të drograve.
Ai tha se nga hashashi, ata kanë kaluar në konsumin e kokainës të cilësisë së lartë.
“Djem deputetësh, ministrash apo biznesmenësh, janë përdorues të drograve. Ata kanë kaluar nga hashashi tek kokaina e cilësisë së pastër”, tha Koka
Më tej, gazetari zbuloi disa nga gjimnazet ku qarkullon më shumë droga dhe janë instaluar shitësit.
“Gjimnazi Sami Frashëri, Partizani, Qemal Stafa, Ismail Qemali dhe Petro Nini në Tiranë, janë zonat më të prekura në Tiranës”, u shpreh ai.
http://www.kohajone.com/2016/11/30/shqiptaret-ne-vend-te-kokaines-pine-aspirine-dhe-plihur-neoni/

