”Do hash dajak”, Salianji: S’më frikëson. Ndreu: Bëra shaka

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, në një prononcim për mediat nga kryesia e kuvendit, ka reaguar lidhur me situatën e tensionuar në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë. Ai është shprehur se deputetët e PS-së e kanë kërcënuar. ”Nuk mund t’i mbyllin gojën opozitës”, tha Salianji ku shtoi se nuk ndihet i frikësuar nga deputetët e PS-së. Sekretari i grupit parlamentar i PD-së, theksoi se kryeministri Edi Rama fle me krimin dhe qeveris me banditët që i ka futur në Parlament.

“Një nga deputetët e mazhorancës tentoi sot të kërcënonte, duke menduar se do më frikësonte për të mos thënë të vërtetat nga frika dhe lepuri që ka në barkë dhe kapja që iu kanë bërë ndërkombëtarët në krim, drogë e grupet kriminale. Sot ishte një fakt tjetër i provuar i asaj që kemi thënë prej vitesh, që Rama fle me krimin, që banditët i ka futur në Parlament dhe me ta qeveris. Nuk kam frikë nga kërcënimet, opozitës nuk i mbyllet goja”, tha Salianji.

Pas deklaratës, ka reaguar edhe deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu. Në një reagim në facebook, Ndreu thotë se gjatë mbledhjes ka bërë shaka dhe nuk do ta rrahë. Ai e quan reagimin e Salianjit si delirant që kërkon alibi për medalje në politikë duke bërë kastravecin.

Swiss Digital Desktop Reklama

”E para nuk kam kërcenu askënd, por po bënim shaka me kolegun Sterkaj dhe Salianji menjëherë e merr seriozisht! E dyta unë e kuptoj se ka deputete delirantë që kërkojnë alibi për ndonjë medalje në politikë dhe mezi presin të bëjnë kastravecin dhe viktimës. Por të rrinë të qetë se nuk japim kënaqësinë që kërkojnë me ngulm duke provokuar në çdo rast. Ne do vazhdojmë punën pa u provokuar nga askush duke i lënë këta ekzemplar që stërmundohen të imitojnë dikë e të qurraviten para kamerave me kërcënime që nuk ekzistojnë”,-shkruan Ndreu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?