Do kontrollohen ashensorët në krejt Shqipërinë
Ekspertët thonë se ende nuk dihet nëse në Shqipëri, qytetarët vijojnë të lëvizin me ashensorë të sigurtë ose jo.
Deri në vitin 2011 në Shqipëri janë regjistruar gjithsej 7303 godina dhe nga përllogaritjet, rezulton se 15 mijë ashensorë janë në përdorim.
Ndonëse shifra e censusit të vitit 2011 duhet të plotësohet, Inspektorati i Kontrollit të Ashensorëve në Ministrinë e Ekonomisë është në fazën e mbledhjes së informacionit. Ligji parashikon që çdo ashensor duhet të jetë i markuar me sistemin e konformitetit “CE”. Përgjegjësi ligjore aktualisht ka për ndërtuesin dhe administratorin. Qytetarët do të duhet të presin dhe hapjen e Inspektoratit të Kontrollit për të mësuar nëse ashensorët që përdorin, janë ose jo të sigurtë.
Deri në 5 vite nga hipotekimi i pallateve, ashensorët iu takojnë ndërtuesve, e më pas administratorëve.
Vendimi i Këshillit të Ministrave i publikuar në Dhjetor të vitit 2015, parashikon kushte teknike specifike të ashensorëve që janë në përdorim civil.
KOHA JONË SONDAZH

