Doci-Meçes: Duhet të ndërrosh ilaçet…

Debati në studion e 360 Gradë në RTV Ora është ndezur.

Poeti Agim Doci është kapur me inxhinierin Arben Meçe duke i thënë  që duhet të ndërrojë ilaçet.

Doci: As ju bën përshtypje që ky burri i mençëm nuk po flet? (Drejtuar Nazarkos) Ka 56 minuta nuk flet.

Meçe-Docit: Oo ke fol ti nuk ka folur askush tjetër.

Doci: Rri ore ti, ty duhet të të ndërrosh ilaçet. Nuk je mirë. Mbaje mend.

Meçe: Shiko atë atje, po qesh. (drejtuar një gruaje në publik) Shko atje dhe jepi këto batuta asaj, ai është argumenti yt. Nuk fitohet kjo betejë me batuta. Harroje.

Doci-Meçes: Kur ke qenë në komision të ligjeve ti se mirë që rren si ndyrësirë por rren dhe në studio? Asnjëherë nuk ke qenë. Kur e ke mbaruar juridikun Ti ke mbaruar shkollën e inxhinierisë, shkollë nate.

Polemisti Arben Meçe bëri deklarata të forta në studion e “360 Gradë”, duke u shprehur se ai kishte histori me projektet dhe kishte bërë mbi 70 projekte në Tiranë. Meçe iu drejtua poetit Agim Doçi duke u shprehur “mos ha si qen këtu”.

Arben Meçe: 70 projekte të Tiranës i kam bërë unë i çmenduri. Ja kush ishte ky mekaniku i thjeshtë. Kam një histori unë në kurriz Gim Doçi. Nuk jam llapaqen unë, se ke një shprehje na iku llapa na mbeti qeni. Po qeni të ka mbetur. Mos ha si qen këtu. Hajde me argumente këtu, lëre Ben Meçen se je i humbur. Ka histori Ben Meçja. Sot nuk po mbron as Ramën dhe asnjeri, por po mbron demokracinë.

SHKARKO APP