“Doktoraturat”, Boçi: Rama ka Ballën me plagjiaturë, si mund të jetë kalorës kundër fenomenit

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i ftuar në studion e lajmeve të Ora News, tha se qeveria nuk mund të bëjë procesin e verifikimit të plagjiaturave për doktoraturat. Këshilltar i kryeministrit për arsimin, Albert Nikolla e hodhi poshtë këtë pretendim, por deputeti demokrat tha me ironi se kryeministri ka kryetarin e grupit parlamentar me plagjiaturë.

Pjesë nga biseda: 

Nikolli: Do të ngrihet një komision. Nuk do të bëjmë revolicion kinez. Do të jetë një komision i përgatitur mirië. Shikon titujt akademik, jo vetëm doktoraturën por edhe titullin profesor. Do të shikojë edhe librat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Boçi: Ekziston si problem plagjiatura. Nuk mund të ketë një trupë politike që rregullon çështjen e vlerës së titujve dhe doktoraturave. Janë trupat akademike dhe vetë universitetet. Është një kulturë që tek ne nuk ka ekzistuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një universitet që ka pedagogë me plagjiaturë nuk ka emrin e mirë. Disa VKM janë thjesht grumbullime të kodeve të vetë universiteteve. Kryeministri që ka kryetarin e grupit parlamentar të akuzuar për plagjiaturë, që ka ministra të akuzuar për plagjiaturë, do të dalë ky kalorësi që do t’i bjerë plagjiaturës.

Nikolli: Kryeministri është ai që menaxhon gjithë strukturat. Si nuk ka kryeministri të drejtë të ngrejë një komision.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?