Dokumenti/ PD: SMS nuk është dërguar nga Basha. Shqiptarët të kuptojnë se kush po e përdor krizën

Selia e Partisë Demokratike
Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka publikuar sot dokumentin e kompanisë telefonike që vërteton se mesazhi për Edi Ramën në emisionin “Open” nuk është dërguar nga numri i kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sekretari i PD-së Gzmend Bardhi ka publikuar përgjigjen zyrtare të kompanisë telefonike dhe deklaron të mesazhi ka qenë i sajuar për qëllime politike dhe është dërguar nga një platfomë interneti.

“E vërteta është më e qartë dhe e pastër se çdo lojë e pisët apo maskë e skaduar. Le ta shohin dhe gjykojnë vetë shqiptarët se kush e ka mendjen tek pushteti dhe përdor mesazhe të sajuara kundër kreut të opozitës. Me qëllimin e vetëm, të largojë vëmendjen nga propozimi ynë që ndihmon realisht qytetarët dhe biznesin për të përballuar krizën”,- shkruan Gazmend Bardhi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në emisionin “Open” gazetarja Eni Vasili lexoi një SMS që kish ardhur në telefonin e saj me emrin e kreut të PD-së, Lulzim Basha. Në SMS shkruhej:  “Eni, pyeteni Kryeministrin, a është i gatshëm të largohet dhe të më hapë rrugën të marr drejtimin e qeverisë?”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Siç u sqarua nga gazetarja më vonë dhe sot nga kompania telefonike mesazhi ka qenë një manipulim me anë të internetit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?