Dokumenti që mori Tahiri nga punonjësi i Kuvendit (FOTOLAJM)
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, pak para fillimit të emisionit “Opinion” në TV Klan, mori një dosje nga një punonjës i Kuvendit.
Kjo është letra që e njeh ish-ministrin Tahiri me akuzën e Prokurorisë. Pas një hetimi dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë, Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka kërkuar mesditën e sotme Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, aktualisht deputet i Partisë Socialiste.
Heqja e imunitetit nënkupton lënie dorë të lirë akuzës për të kërkuar në Gjykaten e Krimeve të Rënda arrestimin e ish-ministrit nga viti 2013 deri në marsin e 2017.


