Domate me pesticide në Greqi, Ministria: Kush tha se janë shqiptare

Ministria e Bujqësisë, ka reaguar në lidhje me lajmin e mediave greke për sasinë e domateve të asgjësuara, pasi ishin me pesticide.

Në një reagim, ky institucion thotë se nuk ka një raportim zyrtar në lidhje me këtë rast. Ndërsa thekson se fakti që nuk është kapur në kufi por në treg e bën të vështirë garancinë se domatja është shqiptare.

”Nuk kemi asnjë raportim në rrugë zyrtare në lidhje me sasinë e domateve të asgjësuara. Mediat greke flasin për një domate të gjetur në treg dhe jo në pikën e kalimit kufitar. Domatja e gjetur në tregun grek e bën të vështirë garancinë se ato janë shqiptare”,-thuhet në reagimin e Ministrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?