“Donim gomonen të bëhemi me lekë”, mesazhi i hajdutëve në parmakun e dritares (Video)

Gjatë orëve të së enjtes banesa e një arsimtareje në fshatin ljaz të Himarës ka rënë pre e grabitësve.

Ata kanë marrë një gomone që ndodhej brenda oborrit të vilës, por nuk kanë ngurruar t’u lënë një mesazh të zotëve të shtëpisë.

“Ta hapëm shtëpinë për çelësin e portës, nuk morëm gjë. Donim gomonen të bëhemi me lekë”, kanë shkruar grabitësit në parmakun e shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“BalkanWeb” mëson se gomonia e vjedhur ka pasur dy motorra, një 115 dhe një 8.8 ndihmës.

Swiss Digital Mobile Reklama

skafi 3

skafi 655

skafi43
NGJARJA
Persona të pa identifikuar kanë hapur derën e jashtme të banesës dhe pasi e kanë bastisur atë, janë larguar nga shtëpia me mjetin ujor.

Banesa është në pronësi të arsimtares Loreta Baxhaku dhe bashkëshortit të saj. Konstatimin e vjedhjes së banesës e ka bërë babai i arsimtares kur ka shkuar në mëngjes dhe ka gjetur derën të hapur.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?