FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Don’t fu*k them”, ministrja debaton me moderatoren, Nebiaj: Po më habit me cektësinë (Video)

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro para pak javësh bëri një status në Twitter, ku përdori një shprehje të regjisorit dhe aktorit amerikan, John Waters, për të nxitur të rinjtë drejt leximit të librave. Pikërisht shprehja e përzgjedhur bëri që portalet të ‘zienin’ duke interpretuar gjithçka sipas dëshirës së tyre, pavarësisht se ministrja Kumbaro sqaroi qëllimin e saj.

E ftuar në “Wake up”, Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro ka replikuar me moderatoren Ori Nebijaj pikërisht për të njëjtën gjë.

“Unë kam marrë citimin e shkrimtarit të njohur John Waters, është copy-paste. Virale bëhen dëshirat negative, jo mesazhet pozitive,”- u shpreh Kumbaro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por Nebijaj vazhdimisht e pyeste ministren dhe kërkonte një arsyetim për mënyrën e përcjelljes së mesazhit, dhe Kumbaro e cilësoi si një cektësi interpretimin e moderatores e cila e mori shprehjen në kuptimin e parë të saj.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po më habisni pak me cektësinë e interpretimit tuaj. Waters shpreh një mesazh, se një njëri i rrethuar me libra është të bën më të mirë. Nëse lexon më shumë ju bën gazetare më të mirë, një shoqe më të mirë. Ky është edhe mesazhi që ju duhet të jepni në media,”- i tha Kumbaro.

https://www.facebook.com/wakeuptch/videos/366968850541888/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?