Dorëheqja, çfarë thoshte Rama tre ditë më parë për Visho Ajazi Likën

Dorëheqja e kreut të Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi Lika erdhi vetëm pak ditë pas skandalit ku u përfshi ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, emri i të cilit u përmend në përgjimet e Habilajve të trafikut të drogës.

Në lidhje me informacionet që ky i fundit ka dhënë për këtë rast, ka folur publikisht edhe kryeministri Edi Rama, mbrëmjen e 27 tetorit i ftuar në “Zonë e Lirë”.

Ai tha se kreu i SHISH nuk i kishte raportuar asnjë informacion zyrtar në lidhje me këtë çështje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Çani: A ju solli ndonjë informacion SHISH-i, Shërbimi Informativ për Habiljat dhe lidhjen e tyre me Tahirin, ju jeni kryeministër dhe me siguri duhet ta dini?

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: Më lejoni t’ju kujtoj se çështjet e shërbimit sekret janë çështje të shërbimit sekret. Kësaj pyetje mund t’i japë përgjigje të prerë, asnjë, asnjëherë, s’më ka sjellë asnjë informacion zyrtar mbi asnjë lidhje të ministrit të Brendshëm me asnjë grup kriminal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?