“Dosja Habilaj”, gazetarja: Dy dokumentet e reja të italianëve që “fundosën” Saimir Tahirin
E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24 gazetarja Klodiana Lala tha se kanë mbërritur dy dokumente të reja nga autoritetet italiane për vëllezërit Habilaj të arrestuar për trafik droge si dhe implikimin e ish ministrit Saimir Tahiri.
“Ka dy dokumente të reja nga autoritetet italiane që kanë mbërritur mbrëmë. Janë dy dosje jo nga gjykata e Katanias, por nga antimafia e Leces. Kërkesa për arrestimin e Tahirit erdhi pas sekuestrimin të rreth 4, 5 ton kanabis në Babicë të Vlorës. Prokuroria e ka mbajtur shumë larg policinë për të shmangur rrjedhjen e informacionit. Në këtë operacion janë goditur bazat e familjes së Habilajve”- tha Lala.
Ndër të tjera Klodiana Lala tha se antimafia italiane ka qëndruar për rreth 1 vit e gjysmë në Vlorë ku kanë përgjuar. “Për afro 1 vit e gjysmë një skuadër e antimafias italiane ka qëndruar në Vlorë dhe këto përgjime flasin për implikimin e ish- ministrit Tahiri me Habilajt”- tha gazetarja.

