Dosja “Habilaj”, lihet në burg Nazer Seiti
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda ka lënë në burg Nazer Seitin, i dyshuar si anëtar i grupit të vëllezërve Habilaj të akuzuar për trafik droge mes Shqipërisë dhe Italisë.
Nezar Seiti u ndalua në Vlorë 20 ditë më parë pas gjetjes së 3.9 ton kanabis në një banesë ku ishte magazinuar për llogari të grupit të vëllezërve Habilaj.
Nga të dhënat e dosjes italiane dhe përgjimet ambientale rezulton se Nazer Seiti ka qenë të paktën në 8 raste me Florian dhe Moisi Habilajn dhe kanë folur për aktivitetin kriminal.
Sipas tyre, bazuar në dokumentet hetimore të ardhura nga Italia, emri i Seitit del nga përgjimet që i janë bërë Florian dhe Moisi Habilajt nga viti 2014 e në vazhdim.
Përfaqësuesit e akuzës pretenduan se Seitaj me Habilajt kanë udhëtuar drejt Italisë ku kanë takuar avokatin e Sabaudin Çelës dhe i kanë dhënë para. Sipas prokurorisë, ata janë përgjuar në vend ku shkarkohej droga.

