Dosja Habilaj/ Llalla zbret në terren, takim me vartësit në Vlorë
Situata që ka përfshirë vendin me publikimin e dosjes “Habilaj” ka bërë që edhe Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, të zbresë në terren. Kryeprokurori ndodhet në Vlorë ku do të zhvillojë një takim me vartësit në Prokurorinë e qytetit bregdetar.
Në këtë vizitë urgjente në qytetin bregdetar, Llalla shoqërohet dhe nga drejtuesit e Krimeve të Rënda, ndërsa në mesditë pritet një komunikim për media. Menjëherë pas Vlorës, kryeprokurori Llalla do t’i drejtohet Lushnjes, ku do të zhvillojë një takim në prokurorinë e këtij qyteti.
Vizita e Llallës në Vlorë vjen menjëherë pas aksionit policor, ku u sekuestrua mbi 4.5 ton drogë, e cila iu përkiste grupit kriminal Habilaj. Pak ditë më parë, drejtësia italiane publikoi përgjimet e bandës, ku përmendej dhe emri i ish-ministrit Saimir Tahiri si i përfshirë në trafikun e drogës.

