Dosja ”Habilaj”, oficerë të Guardia di Finanza në Shqipëri
Dy oficerë të Guardia di Finanza, prej ditësh qëndrojnë në Shqipëri. Mësohet se në fokus të misionit të tyre, është grumbullimi i informacioneve për pronat që lidhen me Habilajt të përfituara nga aktiviteti kriminal. Pjesë e misionit të tyre ka qenë interesimi se çfarë rezultatesh kanë dhënë kërkimet në terren për kapjen e Florian dhe Artan Habilajt.
Gjithashtu policia shqiptare në terren ka sekuestruar të gjitha pronat e identifikuara si të Habiljave. Sakaq mësohet se nën hetim janë vendosur edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se janë përdorur nga Habilajt për të kamufluar pronat që i përkisnin atyre.
Disa prona dhe llogari bankare janë në proces verifikimi nga ekspertët e antidrogës dhe drejtorisë së pastrimit të parave. Kryesisht bëhet fjalë për prona që janë blerë nga Habilajt në bregdet si në Himarë, Dhërmi dhe Vlorë.
Oficerëve italianë të Guardia di Finanza i është thënë nga atuotoritet shqiptare se vijon kërkimi për kapjen e Florian dhe Artan Habilajt. Për Florian Habilajn ka dyshime se fshihet në fshatrat e Vlorës ndërsa i vëllai, Artani, mund të ketë dalë jashtë territorit të Shqipërisë

