Dosja “Miri”, KLD vendos nesër për pezullimin ose jo të gjyqtarit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të mblidhet ditën e nesërme për të shqyrtuar dosjen “Miri”. KLD prite të vendosë mbi pezullimin ose jo të gjyqtarit Shkëlqim Miri.

Ky i fundit akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërsa u ndalua nga policia pas një kontrolli të ushtruar në banesën e tij mbrëmjen e 9 nëntorit, ku u gjet një shumë e madhe parash prej 34 milionë lekë.

Ndalimi i gjyqtarit Miri nga policia u bë me urdhër të Prokurorisë, ndërsa tashmë pritet që ai të përballet me drejtësinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?