”Dosja Tahiri”, cila është prokurorja që po heton ish-Ministrin
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka të gjitha faktet për ish-ministrin e Brendshëm, edhe pas mbërritjes nga Italia të dy dokumenteve tepër të rëndësishme. Mësohet se prokurorja Elizabeta Imeraj po merret me mbledhjen e fakteve. Ajo do të ndihmohet dhe nga prokurori tjetër Vladimir Mara.
Por kush është prokurorja Elizabeta Imeraj?
Ajo ka pasur çështjen e “Xhihadistëve”, të cilët kanë marrë dënimin maksimal nga drejtësia shqiptare. Po ashtu ka në dorë edhe Emiljano Shullazin, procesi gjyqësor i të cilit po shkon drejt fundit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda i kërkoi Kuvendit autorizimin për heqjen e imunitetit Saimir Tahirit, aktualisht deputet i Partisë Socialiste. Prokuroria thotë se kjo kërkesë vjen në vijim të hetimit të nisur për veprat e trafikut të narkotikëve të kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërore.

