Drama e 38-vjeçares/ E varfër dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, dergjet në shtrat pas aksidentit: Më ndihmoni

NGA: Enrik Mehmeti
VLORË– 38-vjeçarja Alketa Çarçani dergjet në shtratin e spitalit të Vlorës që nga dita kur një automjet e përplasi në rrugë. Goditja e fortë i shkaktoi Alketës dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit. Mëngjesi i së shtunës kur ajo shkonte në punë si çdo ditë, ishte fatal.Sot rreth 10 ditë pas aksidentit Alketa nuk mund të ngrihet dot nga shtrati, pasi ka tronditje, plagë të shumta dhe humbje të kujtesës. Ajo nuk mund të kujtojë asgjë, por me mundim tregon sesi ndihet.

babai i 38-vjecares

babai i 38-vjecares

Swiss Digital Desktop Reklama

Është i ati që tregon sesi ndodhi aksidenti i 38-vjeçares. Shkaktari i aksidentit e dërgoi Alketën në spital dhe u zhduk pa lënë gjurmë. Kur Alketa të dalë nga spitali, e pret një tjetër realitet i hidhur. 3 djemtë e presin me mall në shtëpinë e rrënuar dhe me lagështirë. Ish-magazinat e peshkut janë e vetmja strehë për familjen e Alketës, e cila ishte shtylla e shtëpisë pasi bashkëshorti është i sëmurë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Teksa sfidat janë sfilitëse për familjen Çarçani, e vetmja shprese që u ka mbetur është që dikush t’i ndihmojë e të sigurojë një strehe të ngrohtë. Për kë ka mundësi ta ndihmojë mund të kontaktojë në numrin; 069 836 3675

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?