Drejtësia, Arta Marku: Po degradonte, problemet nga lart…
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku, në intervistën e parë televizive për emisionin “Real Story” në Vizion+, tha se akuzat e Partisë Demokratike nuk i ka parë si sulme personale.
Marku foli për tymueset në Kuvend gjatë zgjedhjes së saj. Ajo deklaroi se nuk e ndjen veten as të mbrojtur as të sulmuar. ”Nuk jam ndjerë as e mbrojtuar as e sulmuar. Besoj se ajo ngjarje nuk kishte lidhje me mua. Vjen përtej personales, është diçka politike. E kam me shumë pasion punën e prokurorit”, deklaroi Marku
Marku tha se sistemi i drejtësisë po degradonte: ”Sistemin e drejtësisë e kam parë të degradojë vit pas viti. Këtë përceptim ka edhe opinioni publik. Sistemi i drejtësisë ka qenë gjithmonë i centralizuar”, deklaroi Marku.
Keni gjëra konkrete që e provojnë?
Natyrisht se kam qenë pjesë e sistemit, i kam parë gjërat nga afër, pavarësisht se s’kam qenë kurrë pjesë e tyre, i kam parë nga afër dhe i kam ndierë në kurriz.
Keni reaguar?
Kemi reaguar në mënyrën tonë, duke mbrojtur punën tonë secili që e ka parë si unë, reagime të tjera natyrisht që s’kemi pasur se sistemi ka qenë tërësisht i centralizuar dhe s’ishte e lehtë.
Problemet kanë ardhur nga lart?
Nuk them që kanë ardhur vetëm nga lart, por ka pasur shumë probleme dhe vazhdon të ketë, përdërisa reforma në drejtësi ende nuk është implementuar.

