“Drejtësia”, gjyqtarët ankimojnë në Kushtetuese “Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve”

Frika nga reforma në drejtësi duket se ka mobilizuar shumë gjyqtarët, të cilët në unison me PD në opozitë po ankimojnë një nga një të gjitha ligjet për implementin e kësaj reforme.

Kështu, pas Vettingut, një tjetër ligj pjesë e paketës së Reformës në Drejtësi, mbërrin në Gjykatën Kushtetuese. Si asnjëherë më parë, Unioni dhe Shoqata e Gjyqtarëve të Shqipërisë janë bërë bashkë dhe kanë vendosur të ankimojnë në Kushtetuese ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, që hyri në fuqi me datë 22 nëntor 2016.

Përfaqësues të Unionit dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, thanë për “News 24” se ligji në fjalë bie ndesh me Kushtetutën e për rrjedhojë duhet shfuqizuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në padinë që pritet të dorëzohet gjatë kësaj jave, thuhet ndër të tjera se ligji krijon vakum institucional dhe cenon hapur mundësinë e promovimit në karrierë të gjyqtarëve të shkallës së parë dhe Apelit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në padi theksohet se, nga zbatimi i këtij ligji mund të krijohen situata kolapsi në mënyrën sesi do të funksionojnë institucionet e drejtësisë.

Për këto arsye dhe të tjera, gjykatësit do të kërkojnë edhe pezullimin e ligjit, me qëllim që ai të mos japë efekte, pasi sipas tyre do të shkaktojë pasoja të pariparueshme në të ardhmen.

Hyrja në fuqi e këtij ligji, është shoqëruar me “ngrirjen” e funksioneve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili nuk mund të emërojë, transferojë apo promovojë gjykatësit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?