Drejtesia/ Zv. Ministri Salianji takon homologun kosovar: Lehtësira të aplikimit të shërbimit të provës

Zv. Ministri i Drejtësisë, Eridian Salianji, u takua sot me homologun e tij nga Kosova, Lirak Çelaj dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës në kuadër të shkëmbimit të eksperiencave në fushën e sistemit penitenciar dhe në veçanti të masave alternative.

Gjatë takimit u diskutua mundësia për unifikimin e shërbimit të provës ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, për të lehtësuar procedurat përsa i përket aplikimit të shërbimit të provës në dy vendet.

Zv. Ministri Eridjan Salianji paraqiti disa nga hapat që janë marrë nga qeveria shqiptare për përmirësimin e sistemit penitencuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë kuadër, dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën që të shihet edhe mundësia e rritjes së masave alternative.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy zëvendësministrat ranë dakord për rritjen e bashkëpunimit midis dy dikastereve, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të eksperiencave, ku fokus të veçantë do të ketë dhe lufta ndaj korrupsionit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?