Drejtonte mjetin në gjendje të dehur, pranga shoferit
Aktualitet E Shtunë, 8 Maj 2021 09:01
Një 38-vjeçar ka rënë në pranga pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Burime nga policia e e Gjirokastrës bënë me dije se bëhet fjalë për Blendi Kotorrin, banues në Tiranë. Në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në vendin e quajtur “Sofratikë”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip BMV, me targa AA 001 AY.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

