Drejtuesit e PS thirrje socialistëve: Mblidhuni të mbështesim Saimir Tahirin
Pas përkrahjes që Edi Rama dha për Saimir Tahirin strukturat e PS-së kanë kërkuar nga socialistë që të dalin në protestë për të mbështetur Saimir Tahirin. Sipas socialistëve akuzat e Prokurorisë ndaj ish-ministrit janë të montuara politikisht dhe Tahiri vazhdon të mbetet një nga ish-ministrat më të suksesshëm.
Thirrjen ndaj qytetarëve e kanë bërë zyrtarë të lartë të PS. Krenar Cenollari, anëtar i Asamblesë së PS dhe drejtues i PS në kombinat ka ftuar qytetarët që të jenë të pranishëm para Kuvendit që në orët e para të mëngjesit.
https://www.facebook.com/krenar.canollari/posts/1318857061559321
Mbledhja e qytetarëve para Kryesisë Kuvendit, u mundua të servirej si një mbështetje publike e qytetarëve të zakonshëm. Në fakt, janë strukturat e PS që janë vënë në lëvizje për të bërë presion publik pro pafajësisë së Saimir Tahirit.
Ndërkohë thirrje kanë bërë dhe socialistë të tjerë, të cilët i kërkojnë Edi Ramës të mbrojë me më shumë pasion dhe vendosmëri ish-ministrin e akuzuar nga Prokuroria për trafik droge.

Mbështetësit e Tahirit para Kryesisë së Kuvendit

