Dritan Dajti këmbëngul për të votuar në 25 Qershor, ankohet në gjykatë

Ka nisur një valë kërkesash të të burgosurve të cilët po kërkojnë nëpërmjet gjykatës që emrat e tyre të përfshihen në listat e votimit. Burime për “Report Tv” nga Drejtoria e Burgjeve bëjnë me dije, se më 25 Qershor pritet të votojnë mbi 2000 të paraburgosur që ende s’janë dënuar me vendim të formës së prerë. Ndërkohë 3 ditë para datës së zgjedhjeve në Gjykatën e Tiranës të drejtën për të votuar e kanë kërkuar emra VIP që gjenden të prangosur, por ende nuk ka një vendim dënimi të formës së prerë, si ish deputetit  Mark Frroku, Dritan Dajti dhe Gilmando Dani.

Gjykata e Tiranës është shprehur se këto kërkesa do të shqyrtohen me përparësi, ndërsa në total shtetasit që kërkojnë të futen në listën e zgjedhjeve nga institucionet e vuajtjes së dënimit janë deri më tani 70 persona. Për herë të parë me hyrjen në fuqi të ligjit të dekriminalizimit e drejta e votimi i hiqet personave të dënuar me vendim të formës së prerë, të cilët nuk do të mund të votojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?