Droga në portin e Durrësit, ndalohet pronari i kamionit

Ndalohet pronari i kamionit në cilin u sekuestruan 190 kg kanabis gjatë ditës së djeshme në portin e Durrësit. Policia ka ndaluar Erjon Jovanim  32 vjeç, banues në Durrës.

Lënda narkotike e paketuar në 158 pako  u gjet e fshehur në dyshemenë e mjetit.

Sipas policisë, Jovani dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin Erblin Tuka që drejtonte kamionin, i arrestuar tashmë nga policia, kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë lëndën narkotike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?