Drogat e tokave shqiptare, “mbysin” brigjet italiane

Kanabisi, marijuana dhe lëndë të tjera narkotike, që kanë pishtuat çdo tokë në vendin tonë, nga ana tjetër kanë ”mbytur” brigjet italiane.

Vetëm në muajin tetor të këtij viti, në Itali janë bllokuar rreth 10,6 tonë lëndë narkotike (marijuanë dhe kanabis), nga 6,2 tonë që ishin bllokuar tetorin e vitit 2016. Shifra ka dalë nga Drejtoria Qendrore për Shërbimet e Antidrogës në Itali. Rreth 8.5 tonë e lëndës narkotike, e sekuestruar në tetor të këtij viti, ishte e llojit marijuanë me prejardhje në masën dërrmuese nga Shqipëria, ndërsa rreth 2,1 tonë ishte hashash.

Sipas Antidrogës Italiane policia arrestoi në tetor të këtij viti rreth 2.208 persona nga të cilët 1.108 ishin të huaj, në një masë të madhe shqiptarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dhënat italiane flasin për një rritje të ndjeshme të trafikut të drogës gjatë vitit 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016. Shqipëria mbetet furnizuesi më i madh i tregut italian me marijuanë të kultivuar në zona të ndryshme të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me gjithë operacionet e shtuara të policisë shqiptare dhe italiane, sidomos muajt e fundit, grupet kriminale arrijnë të transportojnë përmes detit nga Vlora në brigjet italiane sasi të mëdha marijuane.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?