Drogë dhe para, goditet banda shqiptaro-greke. Pranga 11 anëtarëve
Policia greke ka zhvilluar një operacion të gjërë në Athinë ditën e sotme ku ka goditur një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafik droge.
Kështu, janë arrestuar 11 persona, mes tyre edhe katër shqiptarë të moshave 40, 36, 33 dhe 21 vjeç. Mësohet se shqiptarët luanin rolin e furnizuesve të drogës në këtë organizatë.
Ishte shqiptari 40-vjeçar ai që siguronte trafikimin e drogës nga Shqipëria drejt Greqisë, kryesisht me mjete lundruese.
Policia greke ka arritur të sekuestrojë 257 kg e 845 gram kanabis. 2.9 gram drogë e MDMA, 5730 euro, 100 mijë lekë shqiptare, dy peshore precize, 25 pajisje të lëvizshme, telefona celularë etj.


