Drogë e madhe në Shkodër, furgoni plot me kanabis
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 07:08
Policia e Shkodrës ka kapur pak më parë një furgon të mbushur plot me drogë kanabis sativa.
Burimet thanë se makina e tonazhit po lëvizte në aksin Shkodër-Han i Hotit. Ende nuk dihet sasia e kanabisit që është gjetur në furgon.
Dyshimet e para janë që droga të kishte destinacion Malin e zi e më pas Europën. Operacioni është vërë nga Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Shkodrës.
Dy persona mësohet se janë të arrestuar.

