Drogë në rroba, kapen 90 kg marihuanë, prangoset shqiptari
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 11:45
Rreth 90 kg marihuanë është sekuestruar nga policia italiane në portin e Ankonës nga Guradia di Finanza.
Lënda narkotike ishte e fshehur në një kamion që vinte nga Shqipëria ndërsa në pranga është vënë shoferi me kombësi shqiptare.
Mediat fqinje shkrujanë se zyrtarisht kamioni po transportonte rroba.

