Drogë në valixhe, kapet në kufi 30-vjeçari

Në kuadër të planit të masave të goditjes së trafikut të lëndëve narkotike, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare në vijën e dytë u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.

Policia njofton se në dalje të kufirit shqiptar është paraqitur shtetasi Mario Aliaj me mjetin tip “Benz”, me targa AA 674 GA. Pas regjistrimit në sistemin TIMS nga  punonjësit e Policisë Kufitare,  mjeti ka kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm. Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, në bagazhin e mjetit është konstatuar një valixhe, në të cilën kishte disa pako me lëndë të dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sattiva.

Menjëherë kanë bërë  bllokimin mjetit, duke njoftuar grupin hetimor si dhe Specialistët për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Gjatë kontrollit të imtësishëm  nga grupi hetimor, në  valixhe u gjetën  5 pako me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 3 kg. Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit, shtetasit Mario Aliaj, 30 vjeç ,banues në Fier. Materialet proçeduriale do t’i referohen Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve “, parashikuar nga neni 283/a  i Kodit Penal.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?