Drogë në vilën italiane, arrestohen 3 shqiptarët, mes tyre një femër

Policia italiane ka zhvilluar një aksion antidrogë në zonën e Foggia, ku ka arrestuar tre shqiptarë. Gjatë aksionit në orët e para të mëngjesit të sotëm në një vilë në Vaccarella, është sekuestruar një sasi e konsiderueshme droge.

Pas mbërritjes së policisë në vilë, njëri prej të dyshuarve ka tentuar të heqë qafe një qese të madhe plastike të mbushur me drogë, duke e hedhur mbi gardhin rrethues të pronës dhe më pas ka tentuar të arratiset nga dera e pasme.

Policia ka identifikuar dhe bllokuar menjëherë dy burra dhe një grua, përkatësisht shtetasit Paola Muhametaj, Jurgen Bubqei dhe Xhuloi Mance. Aktiviteti përfundoi me zbulimin e parave të përfituara nga droga, dokumenteve të rreme dhe rreth katër paund marijuanë, e gjetur në një qese jashtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?