Durim Bami kërkon ndryshim burgu: Më çoni në Fushë-Krujë, këtu janë ata që duan të më vr*sin
Një ditë pasi u ekstradua nga Dubai në Shqipëri, Durim Bami i është drejtuar drejtorisë së Burgjeve me kërkesën që të mos mbahet në burgun “313” në Tiranë, por të transferohet në burgun e Fushë-Krujës. Sipas shkresës së përpiluar nga avokati i tij, ndër të tjera thuhet se Bamit i rrezikohet jeta në këtë burg.
Duke kërkuar marrjen e masave emergjente të përkohshme të sigurisë deri në tansferimi, avokati i Bamit vlerësonte si institucion të përshtatshëm burgun e Fushë-Krujës, ku nuk ka persona në konflikt me IEVP Fushë-Krujë.
“Duke qenë se bëhet fjalë për rrezik serioz dhe real të jetës së tij, kërkojmë trajtimin urgjent të kësaj kërkesë nga ana juaj, për sa kohë është duke qëndruar në IEVP ‘Jordan Misja’”, thuhej në kërkesë.
Durim Bami u ekstradua në Shqipëri mbrëmjen e së enjtes, për llogari të një mase “arrest në burg” të caktuar në mungesë ndaj tij për veprat penale të “sigurimit të kushteve për të kryer vrasje”, “grupit të strukturuar kriminal” dhe “kultivimit të bimëve narkotike”.
KOHA JONË SONDAZH

