Durrës, arrestohet një tjetër i fortë nga Shijaku, do ekstradohet në Itali

Një 50-vjeçar nga Shijaku është arrestuar nga policia e Durrësit me qëllim ekstradimi në Itali.

Policia sqaron se në pranga u vu Riza Sheshi i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Gjykata e Genovës në  Itali ka  lëshuar për Sheshin urdhër arresti për veprën penale “Pjesëmarrje në organizata kriminale me qëllim shfrytëzim prostitucioni”parashikuar në nenet 81, 110 dhe 416  të Kodit Penal Italian”, informon policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arretimi i 50-vjecarit u bë nga  specialistët për Hetimin e  Trafiqeve në drejtorinë e policisë Durrës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pak ditë me parë u arrestua Durim Keçi, ndërsa ditën e djeshme Gjykata e Durrësit vendosi masën e sigurisë “arrest me burg” për qëllime ekstradimi në Itali. Keci ishte në kërkim nga autoritetet italiane për trafik droge dhe shfrytëzim prostitucioni.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?