Durrës, humb kontrollin e motorit përplaset për vdekje 47- vjeçari
Aktualitet E Martë, 11 Maj 2021 14:25
Një 47 vjeçar ka humbur jetën pasi teksa ishte duke drejtuar mjetin motor papaq ka humbur kontrollin duke dalë jashtë rruge.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur rreth orës 04:00, në rrugën Manëz- Gjiri i Lalëzit, në fshatin Rrotull.
Trupi i pajetë i 47- vjeçarit me inicialet Sh. F. është gjetur nga familjarët e tij.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

