Durrës, kanos me jetë një shtetas; arrestohet 22-vjeçari

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë shtetasin Fatjon Dushkaj 22 vjeç, banues në Durrës. Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë ka kanosur për motive të dobëta shtetasin E.D. 26 vjeç, banues në Durrës.

Efektivet e Policisë në vijim të veprimeve hetimore ushtruan kontroll në banesën e shtetasit Fatjon Dushkaj, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa; një peshore elektronike; një grirëse metalike që shërben për grirjen e lëndës narkotike; një thikë dhe aparat telefoni celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja” dhe”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?