Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 09:35 Studentët sot protestë, ora 14.00 Studentët dhe të rinjtë kanë njoftuar se do të rikthehen sërish në protestë ditën e sotme, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit. Pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

DW: SHBA: Presidenti Donald Trump në prag të betimit

Aktualitet E diel, 19 Janar 2025 07:48
DW: SHBA: Presidenti Donald Trump në prag të betimit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Donald Trump si ish-mbreti i garave të bukurisë preferon skenën plot prozhektorë. Betimin e tij për herë të dytë si president i SHBA-së ai dëshiron ta shijojë në të gjitha aspektet. Ç’është planifikuar për ceremonitë?

Inagurimi i një presidenti në SHBA tradicionalisht organizohet më 20 janar dhe sivjet këtë të hënë kjo është ceremonia e gjashtëdhjetë e betimit presidencial në SHBA. Në këtë ditë parardhësi, mbajtësi i postit, demokrati Joe Biden, do të largohet nga Shtëpia e Bardhë. Për herë të parë që nga viti 1893, kur Grover Cleveland rimori mandatin, tani për herë të dytë kthehet në Shtëpinë e Bardhë, një ish-president, mandati i dytë i të cilit vjen pas një shkëputjeje katër vjeçare. Më 2017 deri më 2021 Donald Trump ishte presidenti i 45 i SHBA-së. Pasi humbi zgjedhjet më 2021, Donald Trump ia doli në fushatën e fundit presidenciale që tashmë të betohet si presidenti i 47 i Shteteve të Bashkuara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Para 40 minutash
Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Para 55 minutash
Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Para 2 orësh

Si zhvillohet ceremonia e inagurimit në post?

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ceremonitë katër ditore të marrjes së mandatit filluan qysh të shtunën më 18 janar me një pritje dhe fishekzjarrë në klubin e golfit të Trumpit në Virginia.

Të dielën Trump vendos një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur dhe merr pjesë në ceremoninë në varrezën kombëtare në Arlington, përpara se të marrë rrugën për në Uashington, ku do të zhvillohet një festë e madhe e fitores së MAGA- ose lëvizjes Make-America-Great-Again dhe një darkë nën dritat e qirinjve me mbështetësit e tij.

Të hënën (20.01.2025) në ditën e inagurimit, zhvillohet mesha tradicionale e mëngjesit në kishën St. John’s, për të vazhduar pastaj me eskortën e tij për çajin e mëngjesit në Shtëpinë e Bardhë. Në orën 12 Trump si dhe zëvendëspresidenti JD Vance do të bëjnë betimin. Në fakt inagurimi i postit presidencial në SHBA zhvillohet jashtë në hapësirë. Por për shkak të valës së të ftohtit në disa pjesë të SHBA-së, ceremonia do të mbahet në mjediset e brendshme të Kapitolit. Trump ka deklaruar, se nuk donte në asnjë mënyrë që njerëzit të dëmtoheshin, ndaj ka udhëzuar, që fjalimin për fillimin e detyrës, lutjet dhe të tjera fjalime të hënën të zhvillohen në sallën e kupolës së Kapitolit.

Në Kapitol në sallën presidenciale Trump do të nënshkruajë rregulloret e para zbatuese të tij, të ashtuquajturat Executive Orders. Më pas ai do të inspektojë të ashtuquajturat “Pass in Review” trupat.
Në mbrëmje janë planifikuar tri ballo. Programi i inagurimit mbyllet me një meshë të shkurtër të martën më 21 janar.

Cila është motoja e këtij inagurimi?

Motoja e inagurimit është “Demokracia jonë e palëkundur: Një premtim kushtetues.” Me këtë pranohet detyrimi që buron nga themeluesit kundrejt brezave të ardhshëm të amerikanëve në SHBA, “ruajtja e vazhdimësisë dhe stabilitetit të sistemit tonë demokratik”, sikurse shpjegon komisioni i inagurimit.

Disa vëzhgues kanë vërejtur, se kjo moto është në kontrast të plotë me ngjarjet dhe pasojat e 6 janarit 2021, kur Donald Trump nxiti disa simpatizantë, që mësynë në Kapitol dhe donin të pengonin konfirmimin e fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet më 2020.

Ndonëse u pezulluan proceset juridike ndaj presidentit të ardhshëm, një raport i publikuar së fundi nga ish-hetuesi special Jack Smith, lë të kuptohet, se Donald Trump po të ishte dënuar për rolin që ka luajtur atëherë, nuk do t’i kishte fituar zgjedhjet vitin e kaluar. Trump u gjet gjithashtu fajtor, për falsifikimin e dokumentave të biznesit, por ndaj tij nuk u shqiptua dënim. Kësisoj ai është i pari person me precedent penal, që ushtron detyrën e presidentit.

Kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë i paraprijnë katër vite të trazuara. Si do ta prezantojë veten Trump në ditën e parë të inagurimit si president? “Pajtimi nuk është temë për Trump”, mendon Cayce Myers, ekspert për komunikimin politik në Universitetin Virginia Tech. “Ajo që ai përjeton është pika kulmore e lëvizjes MAGA (Make America great again). Fjalimi i tij i parë si president është kurorëzimi i luftës së tij katër vjeçare për të fituar zgjedhjet”.

Inagurimi është një shans për Trumpin dhe qeverinë e tij për t’u prezantuar SHBA-së dhe pjesës tjetër të botës vizionin e ri të tyre, thotë Myers për DW. “Unë mendoj, se ne do të dëgjojmë shumë për forcën dhe pozicionimin në fushën e gjeopolitikës. Eshtë një ngjarje shumë e rëndësishme me një personalitet jashtëzakonisht të madh mediatik, që e zotëron shkëlqyeshëm raportin me mediat. Vëmendja pra do të jetë gjithashtu e jashtëzakonshme”, nënvizon Myers.

Kush do të marrë pjesë?

Eshtë zakon, që të gjithë ish-presidentët, që ende jetojnë, marrin pjesë në inagurimin e presidentit, ndonëse Trump vet më 2021 e prishi këtë traditë duke mos qenë i pranishëm në inagurimin e presidentit. Joe Biden, Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton do të jenë me bashkëshortet e tyre. Me përjashtim të Michelle Obamas, e cila për arësye që nuk dihen nuk do të marrë pjesë.

Edhe shumë baronë të teknologjisë do të jenë të pranishëm, pasi shumë prej tyre e kanë mbështetur me mjaft efekt në publik presidentin e ardhshëm. Në vend të parë qendron njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, i cili ka kontribuuar në masë financiarisht dhe përmes medias gjatë fushatës elektorale të republikanit. Po ashtu do të jenë të pranishëm Jeff Bezos, pronari i Amazon dhe “Washington Post” si dhe Mark Zuckerberg, themeluesi dhe kryetari i kryesisë së Meta.

Krerë shtetesh dhe qeverishë nga vende të tjera në të shkuarën nuk kanë marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit në SHBA. Ata përfaqësohen nga ambasadorët. Komisioni i inagurimit të Trumpit megjithatë ka ftuar disa krerë shtetesh, ndër ta edhe presidentin e Kinës Xi Jinping. Nuk pritet megjithatë që ia të marrë pjesë personalisht.

Kryeministra të ekstremit të djathtë nga vendet e Europës si hungarezi Viktor Orban ose homologia e tij italiane Giorgia Meloni ende nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen, të dy e kanë vizituar Trumpin qëkurse fitoi zgjedhjet në nëntor në rezidencën e tij në Florida. Nga Gjermania kanë konfirmuar pjesëmarrjen bashkëkrytari i partisë AfD Tino Chrupalla dhe zëdhënësi i komisionit për politikën e jashtme Unionit Kristiandemokrat, Jürgen Hardt. Qeveria gjermane do të përfaqësohet nga ambasadori gjerman Andreas Michaelis.

Presidenti i Argjentinës Javier Milei, i cili gjithashtu e ka vizituar Trumpin pas fitores në zgjedhje, pritet të marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit.

Cilët artistë performojnë?

Ndër artistet dhe artistët që do të perfomojnë në veprimtari të ndryshme gjatë ceremonive të inagurimit janë Carrie Underwood, një fituese e American Idol. Përpara se Trump të bëjë betimin, ajo do të këndojë “America the Beautiful”.

Në Liberty Ball dhe manifestimet e MAGA të shtunën performon Village People me hitet “Y.M.C.A” dhe “Macho Man”, që janë interpretuar vazhdimisht edhe gjatë fushatës së Trumpit. Po ashtu është konfirmuar edhe pjesëmarrja e këngëtarit country Lee Greenwood dhe solistit operistik Christopher Macchio.
Çfarë ndodh pas inagurimit?

Pas inagurimit në detyrë Donald dhe Melania Trump sërish vendosen në Shtëpinë e Bardhë dhe qeveria nis punën. Kjo do të thotë edhe që presidenti i ri do të ngrejë në fuqi urdhëresa të reja zbatimi dhe me shumë gjasë do të fillojë shfuqizimin e marrëveshjeve të SHBA-së me organizatat si OBSH apo do t’i rinegociojë ato.

DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentët sot protestë, ora 14.00
Para 28 minutash

Studentët sot protestë, ora 14.00

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin
Para 40 minutash

Rrjedhje gazi në Fier, ndërhyjnë zjarrfikësit shmangin tragjedin

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”
Para 55 minutash

Protesta e 24 tetorit/ 5 policë të plagosur, pezullohet efektivi i “Shqiponjave”

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 1 ore

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 13 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 15 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 14 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.