Dy drejtueset e Komisioneve të Vettingut: Buxheti i mjaftueshëm

Edhe pse të pakënaqura me buxhetin dhe personelin 2 muaj me parë, 2 drejtueset e Komisioneve të Vetingut, kanë ndryshuar qëndrim. Genta Bungo kryetare e komisionit të Pavarur të Kualifikimit, tha në komisionin e ligjeve se ky buxhet është i mjaftueshem për të kryer procesin e vettingut, qe tashme ka nisur.

Bungo: Vettingu ka filluar dhe të 12 komisionerët janë në punë. Në momentet që po flasim po mbyllen procedurat e rekrutimit të stafit. Po këta që kemi sot të planifikuar për të filluar punë na dalin.

Ndërsa Natasha Mulaj, kryetare e Komisionit të Apelimit, edhe pse e pa të arsyeshme shtimin e personelit, tha se do të niset njëherë nga puna dhe më pas sa herë të jete nevoja do të vijë në komision për të kërkuar më shumë buxhet.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mulaj: Sot jemi përpara një strukture të miratuar, po bëjmë një pr/buxhet mbi këtë strukturë të miratuar. I kemi ndarë edhe me zëra. Unë e kam kurajon dhe do të vij prap këtu që të kërkoj shtesë strukturë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo procedure u pa si shkelje e privatesise  dhe ndërhyrje e qeverisë në procesin e vetingut të cilët e konsideruan të pamjaftueshem buxhetin për të kryer rivleresimin e gjyqtarëve.

Alibeaj: Që të jenë të pavarur do të duhet ta kryejnë funksionin, shërbimin sipas kërkesave të tyre.  Duhet të ndihen ata mirë, që do të thotë është e papranueshme psikoza që zonjat dhe zotërinjtë sa herë të kenë nevojë të vijnë të trokasin në dyert e parlamentit.

Bylykbashi: Me këtë që keni këtu edhe pse ju jeni dakord, unë mendoj që kjo është e pamjaftueshme dhe për rjedhojë edhe vettingu nuk fillon nga rekrutimi i stafit, do të fillojë nga ata kur të ulen përpara jush gjyqtarët dhe prokurorët.

Relatori i buxhetit, Bashkim Fino u përgjigj se ky buxhet është paravebdosur dhe nuk cënon veprimtarinë e këtyre komisioneve.

Fino: Ne po themi që këto institucione janë krijuar dhe kanë miratuar një strukturë. Ne kemi miratuar si qeveri fondin e pagave, sigurimet shoqërore, shpenzimet operative mëse të nevojshme. Të vetmin zë që nuk kemi miratuar sepse duam të koordinojmë është është çështja e investimeve. Investimet i kimi lënë me koshiencë zero.

Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dhe pranoi edhe kerkesen e KQZ per dhënien e një magazine për të mbajtur materialet zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?