Dy shqiptarët më të kërkuar nga Europol
Në listën e gjerë të personave në kërkim, Europol ka përfshirë të paktën edhe dy shqiptarë në listë.
Aleks Burreli është njëri prej tyre, i cili akuzohet nga autoritetet qipriote për vrasje të trefishtë të në ndodhur në Qipro.
Ngjarja ka ndodhur më 23 qershor të këtij viti, ku vrau një biznesmen, një polic dhe një grua. Të pranishëm ishin edhe dy fëmijë të vegjël.
Nga të shtënat me armë mbeti i vrarë edhe një bashkëpunëtor i tij. Ai dyshohet se është pjesë e një rrjeti të krimit të organizuar.

Shqiptari tjetër i kërkuar është Durim Gremaj, i cili akuzohet për shfrytëzim të prostitucionit.
Sipas Europol, nga viti 2005 e deri në vitin 2009, ai ka shfrytëzuar për prostitucion një shqiptare në Spanjë dhe në Holandë, apo edhe në vende të tjera të Evropës. Ai ka edhe katër emra të tjerë.

/Ora News/

